Reshjet bllokuan disa rrugë në Kamenicë

Lajme

Reshjet bllokuan disa rrugë në Kamenicë

Më: 31 korrik 2014 Në ora: 16:20

Reshjet e shumta të shiut kanë bërë të pakalueshme rrugën Hajnoc –Strezoc ku për disa orë kanë mbetur të bllokuara pas shembjes së dheut. Drejtoria e Mbrojtjes dhe Shpëtimit është aktivizuar menjëherë me njësitin e zjarrfikësve, stafin e saj dhe lopatën ngarkuese për të liruar rrugët e bllokuara.
Nënkryetari i komunës Fatmir Matoshi tha për rajonipress se përveç kësaj rruge ka informacione për bllokim të disa rrugëve lokale edhe në lokalitete të tjera të Kamenicës. “Rruga për fshatin Meshinë është e bllokuar ndërsa ka informata se është bllokuar edhe një rrugë lokale në Tugjec. Komuna e ka bërë të kalueshme rrugën për Strezoc, por ftohen vozitësit që të jenë të kujdesshëm gjatë vozitjes për shkak të mundësisë së shembjes së dheut në vende të caktuara.”

Drejtori i Mbrojtjes dhe Shpëtimit ka thënë se komuna është marrë me lirimin për qarkullim të rrugës regjionale për Strezoc për shkak se kompania që e mirëmban këtë rrugë nuk ka arritur ta liroj atë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat