​Parashikimi i motit, sonte pritet rrebesh shiu dhe erë të fortë

Lajme

​Parashikimi i motit, sonte pritet rrebesh shiu dhe erë të fortë

Më: 30 korrik 2014 Në ora: 20:28

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot mbi vendin tonë mbajti mot me diell dhe vranësira të dendura të cilat në orët e vona të ditës u shoqëruan me shkarkime rrufesh dhe reshje shiu dhe vende vende edh reshje breshëri . Temperatura minimale ishte 16C, kurse maksimalja e ditës ka arritur në 30C. Ka fryrë erë nga jugu dhe juglindja me shpejtësi 1-5m/s.
Gjatë natës pritet të kemi rrebeshi shiu të përcëlluar edhe me shkarkime rrufesh dhe erë të fortë.
Reshjet do të vazhdojnë edhe gjatë dy ditëve të ardhshme, të cilat do të jenë të intensitetit mbi mesataren. Era do të fryj nga veriu dhe veriperëndimi herë-herë me vrull me shpejtësi mbi 12m/s.
Gjatë vikendit pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat do të jenë në ngritje. Temperaturat minimale do të luhaten nga 16C-18C, kurse maksimalet e ditës do të arrijnë në 30C.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat