​Thaçi: Bashkimi dhe diversiteti i qytetarëve, fuqi promovuese

Lajme

​Thaçi: Bashkimi dhe diversiteti i qytetarëve, fuqi promovuese

Më: 24 korrik 2014 Në ora: 09:52

Kryeministri në largim i Republikës së Kosovës, thotë se bashkimi dhe diversiteti i qytetarëve tonë bën fuqinë më të mirë promovuese të Kosovës në botë, nga Xherdan Shaqiri e deri tek Rita Ora.

Thaçi këtë vlerësim e ka bërë pas lansimit të platformës së komunikimit digjital dhe promovimit të vlera tona dhe të diasporës nga Kosova.

Ai theksoi se faqja www.kosovodiaspora.org mbledh rrëfimet e yjeve tona në sport, shkencë, muzikë, art, inxhinieri, etj - në katër anët e botës, duke i bërë ata diplomatë të vërtetë digjitalë.

“Qeveria jonë së bashku me Ambasadën Norvegjeze kemi përkrahur këtë projekt por ju ftoj qe edhe ju t'i bashkoheni dhjetëra vullnetarëve që po shkruajnë në këtë faqe”, ka shkruar ai në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat