​Podujeva me rrethinë me orë të tëra pa energji elektrike

Lajme

​Podujeva me rrethinë me orë të tëra pa energji elektrike

Më: 23 korrik 2014 Në ora: 19:33

Kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka reaguar për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike me orë të tëra, në tërë territorin e komunës së Podujevës.
Sipas tij, kjo ndërprerje që po bëhet natën dhe ditën po vështirëson jetën e qytetarëve të kësaj komune, madje kërkon ngaKEDS-i që sa më parë të ndërmarrë masat e duhura dhe të ofrojë furnizim të rregullt me energji elektrike në komunën e Podujevës, gjithashtu edhe të japë sqarime për situatën e krijuar.

Sipas një komunikate për media, Veliu, thotë sekrahas reduktimeve drastike në furnizim me energji elektrike, KEDS-i, përveç që është rigoroz në arkëtimin e mjeteve nga konsumatorët, nuk ka ndërmarrë asgjë as në përmirësimin e rrjetit të vjetruar elektrik, i cili është në gjendje të rëndë dhe rrezikon jetën e qytetarëve në shumë vendbanime.

Ndryshe, për çrregullimin drastik të furnizimit me energji elektrike KEDS-i nuk e ka parë të udhës të japë ndonjë informatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat