“Po i zgjidhim problemet të trashëguara nga qeverisja e kaluar”

Lajme

“Po i zgjidhim problemet të trashëguara nga qeverisja e kaluar”

Më: 22 korrik 2014 Në ora: 21:46

Drejtues të Komunës së Gjilanit thonë se problemet që i ka lënë qeverisja e kaluar, Komuna e Gjilanit nën udhëheqjen e kryetarit Lutfi Haziri po vazhdon t’i zgjidhë një nga një. Sipas tyre, Komuna është dashur të intervenojë në mënyrë urgjente në rregullimin e kanalizimit në rrugën“Abdulla Presheva” (prapa Xhamisë së Medresesë), pasi nga reshjet e këtyre ditëve, ujërat fekal kanë dale mbi sipërfaqen e tokës.

Përndryshe, qytetarët e kësaj lagjeje, të pakënaqur nga kjo gjendje, i janë drejtuar Zyrës së kryetarit Haziri më 18 korrik ku grupin e kishte pritur në takim nënkryetari Rexhep Kadriu dhe pas konsultave të brendshme të kryetarit Haziri me vartësit e tij, është marrë vendimi që punët të nisin të shtunën.

Për të parë punimet në zgjidhjen e këtij problemi, nënkryetari i Komunës së Gjilanit Rexhep Kadriu ka dalë sot në terren, ndërsa u nda i kënaqur me dinamikën e punimeve.

“Punët këtu janë duke shkuar jashtëzakonisht mirë, me një dinamikë të mire të punës. Punët po ecin mbarë, qytetarët janë jashtëzakonisht të kënaqur me intervenimin e shpejt të organeve komunale dhe shumë shpejt do të zgjidhet problem këtu sipër ujërat atmosferik, ashtu edhe për kanalizimin fekal”, ka thënë nënkryetari Kadriu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat