LDK në Prizren mbajti debat më qytetarët

Lajme

LDK në Prizren mbajti debat më qytetarët

Më: 19 prill 2014 Në ora: 23:04

Lidhja demokratike e Kosovës , mbajti takim me qytetaret e lagjes se “Bajram Currit”, ne Prizren, në ketë takim nga LDK-ja prezantuan , Kryetari i Degës se LDK-se, së Prizrenit z.Eqrem KRYEZIU, me bashkëpunëtorët. Kryetari Kryeziu shpalosi platformën politike te LDK-se, platformë e cila do te fitojë në zgjedhjet nacionale që po priten të mbahen shumë shpejt. Poashtu z.Eqrem Kryeziu potencoi faktin se Kosovës i nevojitet një qeverisje pa korrupsion, qeverisje pa korrupsion mundë të ofroj vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës. Rrotacioni i pushtetit është një element demokracie, të cilën duhet ta bëjmë si shoqëri ne mënyrë që të tregojmë se sa jemi pjekur dhe jemi demokratizua si shoqëri, tha me tej z.Kryeziu, për te shtuar se varfërinë e madhe qe ka kaplua popullsinë tonë, mundë ta stopoj vetëm një qeverisje e përgjegjshme e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Me pas u zhvillua nje debat shume cilësor dhe i hapur ku u shtruan të gjitha çështjet që e preokupojnë qytetaret e lagjes së “Bajram Currit”. Dhe mendimi i përbashkët i te gjithëve ishte se LDK-ja do fitoje zgjedhjet nacionale, për t’i hapur mundësi zhvillimit ekonomik të vendit tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat