BQK-ja i thotë jo Shpend Ahmetit

Lajme

BQK-ja i thotë jo Shpend Ahmetit

Më: 12 prill 2014 Në ora: 08:19

Borxhlinjtë e Komunës së Prishtinës edhe për një kohë mund të mos preken nga askush. Banka Qendrore e Kosovës (BQK) nuk do t’ia miratojë kërkesën kryetrarit, Shpend Ahmeti, meqë ky i fundit kishte menduar t'i drejtohet BQK-së që t'i bllokojë llogaritë bankare të borxhlinjve të mëdhenj të Komunës.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, duke parë borxhet e mëdha që kanë disa kompani ndaj Komunës, para pak ditësh ka thënë se, “jemi duke menduar që të bisedojmë edhe me Bankën Qendrore të Kosovës që tatimpaguesve të mëdhenj që i kanë borxhe Komunës t'u bllokohet llogaria bankare”.

Por, Besnik Kada, zyrtar për marrëdhënie me media dhe komunikim në BQK, thotë se institucioni i tyre nuk mund t'i bllokojë llogaritë bankare të tatimpaguesve të asnjë komune.

“Nuk është në mandatin e BQK-së që t'i bllokoje llogaritë bankare të borxhlinjve të Komunave apo institucioneve tjera. Vendimet e gjykatave mund të procedohen direkt nga gjykata në bankat komerciale ku edhe janë llogaritë e subjekteve për të cilat ju flisni. Ne BQK janë vetëm llogaritë e institucioneve qeveritare, atyre të nivelit lokal dhe qendror. Ndërkaq të gjitha llogaritë e kompanive publike, ndërmarrjeve publike janë në banka komerciale”, tha Kada për gazetën Tribuna.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat