"USSH do të sjellë "Rilindje" në kuadër të UP-së"

Lajme

"USSH do të sjellë "Rilindje" në kuadër të UP-së"

Më: 11 prill 2014 Në ora: 00:05

Aktivistët e organizatës studentore USSH-së( Unioni i Studentëve Shqiptarë ) ,Dega në Prizren gjatë ditës së mërkurë në mënyrë të organizuar nga Universiteti i Prizrenit "Ukshin Hoti" kanë vizituar studentët e Universitetit të Prishtinës.

Gjatë takimit, është biseduar për mënyrën e bashkëpunimit ndëruniversitar ne aspektin studimor, duke dhënë mbështetje studenteve.

Koordinatori i Përgjithshëm i USSH-së , Albrim Badallaj tha se ky vit është vit i triumfit dhe fitores së USSH-së.

“Struktura e USSH-së në Prishtinë i priti në mënyrë të organizuar dhe njëherit shprehen falënderime për mbështetje nga miqtë e tyre .”

USSH shfrytëzuan rastin që të bëjnë edhe një foto para "NEËBORN-it" duke thënë se ky vit do jetë "Rilindje " për Universitetin e Prishtinës "Hasan Prishtina ".Priten të bëhen reforma pozitive në cilësinë arsimore me ardhjen në krye të USSH-së.

Në këtë event, ishin të pranishëm rreth 150 student, mbështetës të USSH. BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat