Ish-rektori dhe prorektorët i morën edhe laptopët e telefonat e UP-së

Lajme

Ish-rektori dhe prorektorët i morën edhe laptopët e telefonat e UP-së

Më: 9 prill 2014 Në ora: 07:23

Kur lëshuan objektin e Rektoratit në muajin shkurt, menaxhmenti i dorëhequr i universitetit “Hasan Prishtina” në krye me ish-rektorin, Ibrahim Gashi, morën me vete edhe laptopët dhe telefonat mobilë, të cilët u ishin dhënë për shfrytëzim në fillim të mandatit, shkruan kd.
Menaxhmenti i ri i universitetit tash po kërkon që këto pajisje teknologjike të kthehen, duke mos pranuar shpenzimin e mjeteve për blerje të reja.
Vetë ish-rektori Gashi nuk është përgjigjur për këtë çështje, kurse prorektorët thonë se atyre nuk u ka kërkuar askush kthimin e pajisjeve.
Madje, ata do të preferonin që të jepnin para në vlerën e tyre nëse kjo u lejohet e të mos i kthejnë për shkak se, siç thonë ata, mund t`u cenohet privatësia. Për krejt këtë ka mbetur të vendosë Këshilli Drejtues i UP-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat