Gjenerali serb me deklaratë provokuese ndaj Kosovës, ja mesazhi për ushtrinë

Lajme

Gjenerali serb me deklaratë provokuese ndaj Kosovës, ja mesazhi për ushtrinë

Më: 16 maj 2024 Në ora: 09:56
Zoran Stojkoviq

Gjeneral serb Zoran Stojkoviq i cili është drejtor i Agjencisë së Inteligjencës Ushtarake në Serbi ka bërë një deklaratë provokuese para kamerave në Serbi.

I veshur në uniformë zyrtare ushtarake, ai i ka dhënë një mesazh ushtarëve aktualë dhe atyre që pretendojnë t’i bashkohen ushtrisë së Serbisë.

Ai ua bëri të qartë që në ushtrinë e Serbisë nuk ka vend për ata që nuk e kanë Kosovën në zemër. Ai gjithashtu ka përfshirë edhe dëshirën e Serbisë për ta rimarrë Kosovën.

Ka thënë se vend në shërbimin ushtarak nuk ka as për ata që nuk jetojnë për ditën kur flamuri serb do të fluturojë në gjithë Kosovën.

“Nuk ka vend në shërbimin tonë për ata që nuk e mbajnë Kosovën në zemër dhe që nuk jetojnë për ditën kur trengjyrëshi serb do të fluturojë në gjithë krahinën tonë jugore Kosovën”, janë fjalët e drejtorit të Agjencisë së Inteligjencës Ushtarake në Serbi.

Video është regjistruar në mars të këtij viti derisa mbrëmë është shpërndarë nga avokati serb Cedomir Stojkovic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat