Vuçiq telefonatë me Scholz, zbardhet biseda - flasin edhe për Kosovën

Lajme

Vuçiq telefonatë me Scholz, zbardhet biseda - flasin edhe për Kosovën

Më: 13 maj 2024 Në ora: 10:27
Aleksander Vuçiq dhe Olaf Scholz

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka biseduar në telefon me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz.

Ata diskutuan për situatën në Kosovë si dhe për vendin dhe rolin e Serbisë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe rrugën evropiane të vendin tonë dhe bashkëpunimin shumë të suksesshëm ekonomik me Gjermaninë.

“Kancelarin Scholz e informova në detaje për situatën pothuajse të padurueshme për komunitetin serb në Kosovë, si dhe për shmangien e vazhdueshme të Prishtinës për të përmbushur detyrimet e saj të pranuara dhe të nënshkruara, veçanërisht në lidhje me formimin e ZSO-së”, tha Vuçiq në llogarinë e tij në instagram.

Vuçiq ka shkruar se ka shkëmbyer mendime me kancelarin gjerman “për të gjitha çështjet delikate në kontekstin e ngjarjeve aktuale globale, dhe veçanërisht për vendin dhe rolin e Serbisë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, si dhe për rrugën evropiane të vendit tonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat