Përplasja brutale mes Krenar Shalës dhe Ardian Kastratit - analisti ia bën bajat deputetit

Lajme

Përplasja brutale mes Krenar Shalës dhe Ardian Kastratit - analisti ia bën bajat deputetit

Më: 10 maj 2024 Në ora: 09:08
Krenar Shala dhe Ardian Kastrati

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati e analisti i pavarur, Krenar Shala, janë përplasur ashpër.

Debati u ndez lidhur me anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

“Pse po rren? Ta dërgon raportin e DASH-it ta rras deri në fyt. 55 konflikte janë në botë o djalosh. Mo, mos fol kështu për një gotë deri te Hani i Dilit. Nuk je përfaqësues i shamponave”, tha Kastrati.

“Nuk e kam nijetin me të lënë me fol. Ti s’ki me mujt me fol. Këta duhet me i lanë në opozitë 10 vjet me u kfill. Sa bërllogun e kanë bo që 10 vjet s’munden me ta dhanë këtë përgjigje për anëtarësim. Po flet broçkulla. Këta duhet me pyet diçka për basketboll. Hajt qe për futboll pra”, ia ktheu Shala.

Kastrati më pas u ngrit për t’u larguar nga emisioni.

“Unë çohna prej emisionit nuk jam për banalitete. Ki kujdes basket qbasket, unë shuj tash, nëse askushi nuk jam, unë vi këtu me peshën e rëndë të votuesit. 13 mijë më kanë votuar. Unë vi këtu me peshën e votuesit”, tha Kastrati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat