Dyshohet se e rrahu motrën, ky është vëllai i këngëtares Teuta Selimi

Lajme

Dyshohet se e rrahu motrën, ky është vëllai i këngëtares Teuta Selimi

Më: 9 maj 2024 Në ora: 15:09
Agron Selimi dhe Teuta Selimi

Këngëtarja e njohur Teuta Selimi dyshohet se u sulmua fizikisht dy herë brenda 48 orësh.

Selimi fillimisht u sulmua fizikisht nga bashkëshorti i saj Patrik Neziri, e më pas edhe nga vëllai i saj, Agron Selimi.

Me vendim të prokurorit, vëllai i këngëtares është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rasti në drejtim të veprës penale “Dhuna në familje”.

Kujtojmë se Agron Selimi kishte qenë i martuar me këngëtaren e njohur Jehona Sopi, ata u divorcuan pas disa vitesh martesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat