Ky është polici i arrestuar për dhunim në Gjakovë

Lajme

Ky është polici i arrestuar për dhunim në Gjakovë

Më: 8 maj 2024 Në ora: 23:23
Ilustrim

Sonte u raportua për arrestimin e një zyrtari policor në Gjakovë, i cili është dërguar në mbajtje nën dyshimet se ka kryer veprën penale ‘Dhunimi’.

IPK në koordinim me Prokurorin e Shtetit ka nisur hetimet e rastit, ndërsa tashmë janë zbuluar detaje të reja.

Polici i arrestuar është Art Dafota.

Sipas informacioneve të para, pala e përfshirë si viktimë në këtë rast është një e mitur, detaje këto që pritet të konfirmohen nga institucionet përkatëse.

Burimet kanë bërë me dije se në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Ndaj policit të dyshuar, është urdhëruar masa e ndalimit policor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat