Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Lajme

Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Më: 23 prill 2024 Në ora: 22:23
Foto nga takimi

Siç shkruajnë mediat serbe, Mujanoviq ka vlerësuar se lufta për demokraci dhe kundër autokracisë në Serbi është shumë e rëndësishme për rajonin.

Politikani slloven Roman Jakiq vlerësoi se ndikimi rus po “trondit Evropën, nga lindja në perëndim”, prandaj Evropa duhet ta kundërshtojë së bashku, gjithashtu nga lindja dhe perëndimi.

“Agresioni i Rusisë nuk është vetëm kundër Ukrainës, por edhe kundër gjithë Perëndimit”, tha Jakiq.

Gazetarja nga Sarajeva, Xhenana Karup Drushko, vlerësoi se sot fenomeni i “post-fashizmit” mund të vërehet globalisht, pjesë e të cilit është edhe populizmi i djathtë.

“Ndër të tjera, është pasojë e faktit se Perëndimi në Ballkan donte t’i jepte fund historisë me çdo kusht, me çmimin e stabilizimit dhe mbi parimet e drejtësisë, të së vërtetës, shtetit të së drejtës, të drejtave të njeriut”, tha ajo.

Ajo vlerësoi se Serbia është një “partner ideal” për Rusinë.

“Rusia ka një derë të hapur në Serbi për të bërë çfarë të dojë. Rusia vepron institucionalisht në Serbi. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë hapi një zyrë në Ministrinë e Mbrojtjes së Serbisë, ka një qendër humanitare ruse në Serbi, të cilën ne e dimë se çfarë bën, e kështu me radhë”, tha Xhenana Karup Drushko.

Profesori universitar nga Sarajeva Rusmir Mahmutçehajiq vlerësoi se ideologjia gjenocidale mbijetoi në rajon dhe “mund të dëgjohet se si jeton çdo ditë”.

Analisti politik Lubomir Filipoviq vlerësoi sot se në Mal të Zi është në veprim radikalizimi fetar, kur bëhet fjalë për Kishën Ortodokse Serbe.

Sociologu Senadin Laviq vlerësoi se ideologjia e “botës serbe” është në fakt një “ndërmarrje joracionale, imorale dhe kriminale e së keqes njerëzore”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat