Mushkolaj: Precedent i rrezikshëm vendimi për liberalizimin e vizave për serbët me pasaporta të Serbisë

Lajme

Mushkolaj: Precedent i rrezikshëm vendimi për liberalizimin e vizave për serbët me pasaporta të Serbisë

Më: 23 prill 2024 Në ora: 17:56
Imer Mushkolaj

Analisti Imer Mushkolaj e ka cilësuar si precedent të rrezikshëm vendimin e Parlamentit Europian për liberalizimin e vizave për qytetarët serb që jetojnë në Kosovë, e që kanë pasaporta serbe.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se Beogradi përmes tyre e cilëson Kosovn si pjesë të vetën.

Postimi i plotë:

Skandaloz dhe precedent i rrezikshëm vendimi i Parlamenti Europian për liberalizimin e vizave për bartësit e pasaportave të Serbisë, të cilët jetojnë në Kosovë. Nëpërmjet këtyre pasaportave, Beogradi e konsideron Kosovën pjesë të veten. I pavërtetë konstatimi se serbët që posedojnë këto pasaporta e paskan të pamundur të udhëtojnë lirshëm në Zonën Schengen dhe qenkan të diskriminuar. Ata lehtë mund të pajisen me pasaporta të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat