Haradinaj me bashkëluftëtarë nderuan dëshmorët e pranverës së përgjakur në Rugovë e Podgur

Lajme

Haradinaj me bashkëluftëtarë nderuan dëshmorët e pranverës së përgjakur në Rugovë e Podgur

Më: 21 prill 2024 Në ora: 17:32
Foto ilustrim

Brigada 136 "Rugova" ka bërë përpjekje titanike për shpëtimin e të plagosurve dhe atdheut i dha shumë dëshmorë.

Në 25-vjetorin e betejës heroike për shpëtimin e shokëve të plagosur, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj me bashkëluftëtarë nderuan dëshmorët e pranverës së përgjakur në Rugovë e Podgur.

“Heroizmi dhe sakrifica e tyre do të kujtohet ndër breza”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ndryshe, në 25-vjetorin e rënies së dëshmorëve të Brigadës 136 “Rugova”, janë kujtuar Selman Lajçi, Besnik Lajçi, Afrim Gjuraj, Ramë Lajçi, Ramush Lajçi, Ramiz Brahimaj, Sherif Brahimaj, Xhavit Lajçi, Asllan Nikqi, Faton Nikqi, Rifat Shala, Osë Osaj, Sokol Nikqi, Sokol Lajçi dhe Tone Lajçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat