“Babi m’ka thanë që u pendu çka ka ndodh, mamin kurrë s’ka mujt me kthy”, lot në studio nga letra e vajzës së Diana Kastratit

Lajme

“Babi m’ka thanë që u pendu çka ka ndodh, mamin kurrë s’ka mujt me kthy”, lot në studio nga letra e vajzës së Diana Kastratit

Më: 19 prill 2024 Në ora: 14:43
Diana Kastrati

Më 18 maj bëhen 13 vjet nga vrasja e Diana Kastratit.

27-vjeçarja ishte vrarë afër shtëpisë ku banonte, ndërsa i dyshuar për vrasjen është ish-bashkëshorti i saj.

Vajza e tyre përmes shkrimit, i cili përloti të pranishmit në studion e emisionit Kosova Today, tha se babai i saj i kishte thënë se u pendua për vrasjen, por përmendi faktin se edhe pse shprehi pendim pasojat kanë mbetur.

“Edhe sa vrasje të vajzave! Edhe sa vrasje të grave! Edhe sa fmi kanë me metë në fatin e mëshirës! Kur kanë me u vetëdisu burrat, kur kanë me vendos mos me përdorë dhunë edhe pse kanë forcën. Kur kanë me kuptu që ndamja është vetmja zgjedhje nëse lidhja nuk funskionon. Kur kanë me kuptu që edhe fëmijës ja shuan dëshirën me jetu. Kur kanë me kuptu që jeta jonë ka ndryshuar për të keq. Te kush me gjet mbështetjen, te nana që na është vra apo te baba që nuk është me neve? A me shpresu që burri nuk osht si baba? Unë nuk isha rrit njejt sikur mos të mu kish vra mami. Kur më është vra mami, unë kam humb edhe babin, edhe familjen e mamit dhe familjen e babit. Po të kisha mamin gjallë, unë e kisha pas edhe babin afër. Unë i kisha pas dy shpia, një te mami një te babi. Babi mka than që u pendu çka ka ndodh, po mu babi sme ka pa ty u rrit e as mamin kurrë ska mujt me kthy”, thuhet në letër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat