Pas dështimit të serishëm të negociatave për dinarin, Petkoviq para QUINT-it

Lajme

Pas dështimit të serishëm të negociatave për dinarin, Petkoviq para QUINT-it

Më: 19 prill 2024 Në ora: 09:58
Petar Petkoviq

Pas dështimi të djeshëm të bisedimeve në Bruksel për gjetjen e një zgjidhjeje në lidhje me vendimin e BQK-së për heqjen e dinarit të Serbisë nga përdorimi në Kosovë, sot ambasadorët dhe përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it në Serbi dhe shefi i Delegacionit të BE-së në Serbi, do ta takojnë kryenegociatorin serb në dialogun me Kosovën, Petar Petkoviq.

Sipas njoftimit të zyrës së Petkoviqit, takimi është planifikuar për në orën 13:30 në Beograd.

Petkoviq ka thënë dje, pas takimit të pestë në Bruksel, se ende asgjë nuk kanë lëvizur, sepse “Prishtina nuk dëshiron të arrihet një zgjidhje”.

Nga ana tjetër, kryenegociatori kosovar Besnik Bislimi ka thënë se pikërisht Petkoviqi nuk ka dashur të diskutojë për propozimin e Lajçakut, por se vetëm ka ardhur me një propozim të vet nga Beogradi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat