Ky është 57-vjeçari nga Malisheva që dyshohet se sulmoi seksualisht një vajzë të mitur

Lajme

Ky është 57-vjeçari nga Malisheva që dyshohet se sulmoi seksualisht një vajzë të mitur

Më: 19 prill 2024 Në ora: 09:08
Ilustrim

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale. Në shumë raste, viktima janë të miturat, të cilat keqpërdoren seksualisht nga persona të moshës madhore. Për një rast të tillë që dyshohet se ka ndodhur në Malishevë, media raportoi të enjten në mbrëmje.

I dyshuari për rastin tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor dhe media ka mësuar ekskluzivisht se bëhet fjalë për Ilir Bytyqin, 57-vjeçar.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se viktimë është një vajzë rreth 13-vjeçare, e cila dyshohet se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari.

Pas denoncimit të rastit, Hetimet Rajonale në Gjakovë në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe si rezultat i dyshuari është arrestuar.

Pas përfundimit të procedurave policore, prokurori ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor në dyshimet se ka kryer veprën penale ‘Sulm seksual’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat