E dhimbshme: Vdes gazetarja shqiptare nga Tuzi

Lajme

E dhimbshme: Vdes gazetarja shqiptare nga Tuzi

Më: 14 prill 2024 Në ora: 09:50
Marina Gjeloshaj Vukpalaj

Është ndarë nga jeta gazetarja nga Tuzi, Marina Gjeloshaj Vukpalaj.

Lajmin e kanë bërë të ditur disa nga të afërmit e së ndjerës, ku i kanë shprehur ngushëllime.

“Kolegen gazetare prej Tuzit, Marina Gjeloshaj Vukpalaj kam me mbajtë mend për buzëqeshjen, dhe pozitivitetin e saj karshi tjerëve.

Lajmi për ikjen e parakohshme të Marinës në amshim asht i trishtë për familjen, miqtë dhe kolegët e saj. Pastë dritë shpirti yt i bardhë!”, thuhet në një postim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat