25 vite nga rënia e 28 dëshmorëve e 32 martirëve të luftës të Kaçanik

Lajme

25 vite nga rënia e 28 dëshmorëve e 32 martirëve të luftës të Kaçanik

Më: 9 prill 2024 Në ora: 06:25
Foto ilustrim

Sot bëhen 25 vite nga lufta e “Lagjes së Re” dhe të Rakocit ku kishin rënë heroikisht 28 dëshmorë dhe 32 martirë në Kaçanik.

Beteja e “Lagjjes së Re” dhe Rakocit është njëra ndër ngjarjet më të rëndësishme në Komunën e Kaçanikut.

Me rastin e 25 vjetorit të rënies së 28 dëshmorëve të kombit dhe 32 martirëve të luftës, të cilët ranë më 9 prill 1999 në Lagje të Re dhe Rakoc, nën përkujdesjen Kryetarit të Komunës Besim Ilazi në bashkëpunim me Këshillin Organizues dhe  Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dega në Kaçanik, sot Manifestim Përkujtimor në  Lagje të Re dhe Rakoc.

Pas përfundimit të Manifestimeve Përkujtimore do të bëhen  homazhe dhe  do të vendosen lule në vendin e rënies, pranë lapidarit të ngritur në Lagje të Re dhe në Rakoc si dhe në Kompleksin Memorial te Varrezat e Dëshmorëve .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat