E dhimbshme: 43-vjeçari nga Prizreni dërgohet pa shenja jete në spital, Policia nis hetimet

Lajme

E dhimbshme: 43-vjeçari nga Prizreni dërgohet pa shenja jete në spital, Policia nis hetimet

Më: 5 prill 2024 Në ora: 13:39
Rikard Oroshi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të së premtes në lagjen ‘Nënkala’ në Prizren, ku një 43-vjeçar humbi jetën.

I ndjeri u dërgua me urgjencë nga shtëpia në spital, por fatkeqësisht ishte pa shenja jete.

Bëhet fjalë për Rikard Oroshin, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në Emergjencën e Spitalit.

Sipas informacioneve të para, i ndjeri ka pasur probleme shëndetësore.

Rasti është denoncuar edhe në Polici dhe si rezultat njësitë përkatëse kanë intervenuar në vendin e ngjarjes.

Për vdekjen e 43-vjeçarit, është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që rasti të iniciohet si ‘Hetim i vdekjes’.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka njoftuar se sot është gjetur pa shenja jete në Prizren një mashkull i moshës 42 vjeçare.

Ai ka deklaruar se familjarët kanë treguar se viktima edhe më herët ka pasur probleme shëndetësore.

“Më datë 05.04.2024 , rreth orës 00:30, në shtëpinë e tij në rrugë ‘Petro Nino Luarasi’, në Prizren nga mjekët e emergjencës është konstatuar vdekja e viktimës mashkull 42 vjeçar (R.O.) Nga familjarët është deklaruar se edhe më herë ka pas probleme shëndetësore. Sipas familjarëve dhe mjekëve kujdestar, në bazë të shenjave cilësohet si vdekje natyrale”, ka thënë Bytyqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat