Knezheviq: Kundër pranimit të Kosovës në KiE, janë 85 për qind të qytetarëve të Malit të Zi

Lajme

Knezheviq: Kundër pranimit të Kosovës në KiE, janë 85 për qind të qytetarëve të Malit të Zi

Më: 3 prill 2024 Në ora: 11:48
Millan Knezheviq

Lideri i partisë serbe në Mal të Zi, Partia Popullore Demokratike, Millan Knezheviq, duke komentuar faktin se deputetja e kësaj partie dhe shefja e delegacionit malazez në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Maja Vukiçeviq, votoi kundër pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, tha se “ky është qëndrimi i 85 për qind të qytetarëve të Malit të Zi “dhe se “askush nuk do të riedukojë PPD-në”.

“Kush përcaktoi se votimi “për” në Këshillin e Evropës është detyrim ndërkombëtar i Malit të Zi? A është shkruar kjo në Kushtetutë? A duam të organizojmë një referendum? Nuk më intereson çfarë thonë Jevto Erakoviq dhe Danijrel Zhivkoviq. Vukiçeviq nuk përfaqësoi as Qeverinë e Malit të Zi e as Kosovën, por PPD-në, dhe të gjithë e dinë qëndrimin tonë, unë jam krenar për të dhe jam krenar për qëndrimin e saj”, ka thënë Knezheviq.

Sipas pretendimeve të tij, pas votimit, Vukiçeviq është sulmuar nga “llumrat e ndryshëm”.

“Vukiçeviq u kthye nga Parisi shëndosh e mirë. Kjo nuk është befasi për askënd”, ka shtuar Knezheviq.

Duke përmendur ish-kryeministrin dhe liderin e GP URA-s, Dritan Abazoviq, Knezheviq tha se Abazoviq “tani është i mirëpritur të jetë një kosovar më i madh se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti”.

“Megjithatë, vëllai Dritan i harron të gjitha kur vjen në lokalet beogradase “Tre Sheshirat” apo “Klasa Kombëtare”, dhe porosit këngën “Marshi në Drinë” apo ndonjë këngë tjetër “patriotike” serbe. “Ai në Beograd është serb më i madh se unë, por unë nuk jam i zemëruar me të”, ka thënë Knezheviq.

Knezheviq gjithashtu ka thënë se nuk po e tradhton Malin e Zi duke u takuar me liderët e Republikës Serbe dhe të Serbisë, Milorad Dodik dhe Aleksandar Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat