E dhimbshme: Kjo është modelja që vdiq tragjikisht në aksidentin ku humbi jetën edhe Hysniu në Itali

Lajme

E dhimbshme: Kjo është modelja që vdiq tragjikisht në aksidentin ku humbi jetën edhe Hysniu në Itali

Më: 2 prill 2024 Në ora: 22:31
Hysni Qestaj, Anna Kraevskaya

Anna Kraevskaya, modelja nga Ukraina, e cila jetonte në Zvicër, ka mbetur po ashtu e vdekur në aksidentin tragjik në Itali, ku humbi jetën edhe Hysni Qestaj,

Gazeta ka raportuar dje se në veturë me kosovarin në momentin tragjik dyshohet se ishte edhe një grua, e cila del të jetë ukrainasja Kraevskaya.

E fundit dhe Qestaj nga kantoni Vaud i Zvicrës vdiqën tragjikisht në aksidentin e rëndë me Ferrari të dielën në Italinë veriore.

Vetura në të cilën ishin dyshja u bë copa, copa dhe më pas u përfshi nga flakët.

Mediat italiane shkruajnë se Ferrari GT C4 i bardhë kishte qenë duke lëvizur me mbi 200 km/h kur ka rrëshqitur në rrugën e lagësht dhe është përplasur në anësore.

Derisa zjarrfikësve iu desh mjaft mund që ta nxirrnin viktimat e vdekura nga vetura.

Mediumi zviceran, Blick shkruante se 40-vjeçari të shtunën në mbrëmje – vetëm disa orë para vdekjes – ishte në një klub nate në kantonin e Valais dhe pas performancës më pas ishte nisur për në Itali me Ferrari.

Vëllai i të ndjerit ka treguar se vetura i përkiste atij.

“Është e vështirë ta shprehësh me fjalë këtë person të madh dhe pozitiv. Por nëse do të më duhej ta përshkruaja me një fjalë, do të thosha se ai ishte personi më i dashur që e kam njohur”, tha ai.

Vëllai i kosovarit të vdekur në aksident nuk e di se si ndodhi, kush po e drejtonte veturën dhe kush ishte viktima tjetër.

“Për momentin nuk kemi marrë shumë informacion nga policia. Vëllai im tjetër, i cili jeton në Itali, tani kujdeset për gjithçka”.

Gjithçka që ai di është se një test i ADN-së po pritet të bëhet. Sipas raportimeve të mediave italiane, identifikimi është i komplikuar pasi të vdekurit u dogjën në veturën që mori flakë.

Ndërkohë, policia e Settimo Torinese ka kontaktuar disa të afërm dhe u ka kërkuar atyre që të ndihmojnë në identifikimin e të vdekurve përmes analizës së ADN-së.

Vetë vëllai sapo kishte mbërritur në Suedi me familjen e tij, por tani po udhëton për në Zvicër, siç i tha Blick të hënën.

“Ne duam ta mbështesim gruan dhe fëmijët e tij. Ata janë në shtëpi në Zvicër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat