Reagon Petkoviq: Kosova nuk po sanksionohet, por po shpërblehet me anëtarësim në organizata ndërkombëtare

Lajme

Reagon Petkoviq: Kosova nuk po sanksionohet, por po shpërblehet me anëtarësim në organizata ndërkombëtare

Më: 2 prill 2024 Në ora: 11:15
Petar Petkoviq

Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se në vend të sanksionohet Kosova, është shpërblyer me hapjen e perspektivës për anëtarësim në disa organizata ndërkombëtare.

Petkoviq tha se Kosova e ka marrë përsipër formimin e Asociacionit, por nuk e ka bërë asnjë hap.

“Prishtina 4000 ditë më parë ka marrë përsipër të formojë Asociacionin dhe Beogradi mori garanci të forta ndërkombëtare se kjo do të bëhet. Ata të gjithë kanë gënjyer! Kurti vazhdimisht ua bën të ditur serbëve në Kosovë se “heqja e të drejtave të tyre është e përhershme”, dhe Beogradit se “nuk janë gati për normalizim”, deklaroi Petkoviq.

Ai shtoi se Kosova nuk është ndëshkuar për “mos respektim të obligimeve ndërkombëtare” por është shpërblyer.

“Për sabotimin e procesit të normalizimit, Prishtina jo vetëm që nuk u sanksionua në mënyrë adekuate, por u shpërblye me hapjen e perspektivave për anëtarësim në disa organizata ndërkombëtare. Ne e kuptuam në mënyrë të përkryer politikën perëndimore të standardeve të dyfishta!”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat