S’ndalet Beogradi, provojnë të bindin delegacionin francez të mos votojnë raportin për Kosovën në KiE

Lajme

S’ndalet Beogradi, provojnë të bindin delegacionin francez të mos votojnë raportin për Kosovën në KiE

Më: 1 prill 2024 Në ora: 20:58
Bertrand Buix, Petar Petkoviq

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka takuar kryetarin e delegacionit të Francës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Bertrand Buix, te i cili ka vazhduar përpjekjet për kundërshtimin e votimit “pro” Kosovës në seancën e 16 prillit ku do të shqyrtohet raporti i Dora Bakoyanis që rekomandon anëtarësimin e Kosovës.

Petkoviq është thirrur në mosthemelimin e Asociacinit të Komunave të banuara me shumicë serbe për të, siç mendon ai, argumentuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE.

“Mungesa e qëllimeve dhe vullnetit të mirë të Prishtinës tregohet edhe nga vendimi i paarsyeshëm, i njëanshëm i Albin Kurtit për shfuqizimin e monedhës serbe dhe dinarit si mjet pagese, i cili synon ta bëjë jetën e serbëve në provincë të padurueshme dhe në instanca e fundit, dëbimi i popullit serb nga Kosova.

Me këtë vendim, 100.000 serbë, të cilët mbetën pa të ardhurat e tyre – paga, pensione dhe asistenca sociale, u sollën në prag të një fatkeqësie humanitare”, ka thënë Petkoviq, duke pyetur deputetin francez “nëse këto ishin vlerat që rekomanduan Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat