Media franceze: Tensionet në Ballkan me mundësi konflikti, evropianët duhet reagojnë urgjentisht

Lajme

Media franceze: Tensionet në Ballkan me mundësi konflikti, evropianët duhet reagojnë urgjentisht

Nga: F.B. Më: 30 mars 2024 Në ora: 16:52
Foto ilustrim

Duke deklaruar se “interesat vitale të Serbisë janë rrezikuar” Vuçiç ka nxit shqetësim për stabilitetin në Ballkan dhe këtë duhet trajtuar me seriozitet dhe të merret parasysh, ka shkruar sot gazeta franceze “Figaro” nga hulumtuesi Florent Parmentier, që bënë në shkrimin e tij një paralel me situatën në Ukrainë, transmetojnë “Beta” dhe “Bota Sot”.

Sipas Parmantier, deklarata mund të kuptohet në dy mënyra "Deklarata është pjesë e veprimit orator i presidentit, atëherë Serbia mbetet në lojën e bisedimeve, apo gjendemi para konfliktit, personalisht angazhohem për opsionin e parë” - tha eksperti francez.

Sipas tij, opsioni i dytë për konfliktin e mundshëm mund të ndodhë vetëm nëse “Serbia konsideron se është armatosur mjaftueshëm që të niset në ofensivë, duke e ditur se Rusia nuk do vij ta mbroj” pasi është e preokupuar me Ukrainën.

Parmantier shpreh dyshimin se “Serbia do të rrezikoj që ushtarakisht ta mbështes ndarjen e Srpskes nga Bosnja”.

"Në kuptimin ushtarak është e dyshimtë, por lufta në Ukrainë megjithatë hapi frontin e dytë atë në Lindjen e Afërme. Nëse ndonjëherë kishte mundësi që konflikti në 25 vjet të përtërihet, kjo mund ndodhë tash. A do të rrezikoj presidenti serb të përjashtohet nga Këshilli i Evropës? Ka gjasa. Po a do ketë sukses të hakmerret për skenarin e pra 25 vjetëve? Kjo nuk është rezultat i mundshëm” vlerësoi ai.

Por, nëse vjen te ky skenar, kjo mund të ndodhë në të ardhmen e afërme.

Rreth lidhjeve mes Serbisë edhe Rusisë, Parmantier konsideron se Rusia është kartë e dobishme për Vuçiçin sepse i mundëson të tubojë afër nacionalistët dhe në planin e brendshëm të tregoj se Serbia në skenën ndërkombëtare nuk është vetëm.

Sipas tij në dy aspekte, Serbia mund të ketë interes për konflikt “I pari, për luftë të intensitetit të lartë kërkohen njerëz dhe shumë municion, nuk kam dyshim se nacionalistët duan të luftojnë, por Ballakni sot gjendet në situatë relativisht të dobët demografike”, andaj eksperti francez në rast të konfliktit të intensitetit të lartë nuk sheh se “Serbia mund qëndrueshëm të mbaj fitoret e saj”.

Nga ana tjetër, konflikti eventual do detyroj Bosnjën që të bëjë lëshime, ndërsa situata gjeo-politike nuk shkon për shtati Bosnjës as evropianëve, sepse ata (evropianët) nuk kanë mundësit të ndihmojnë si kishin para dy viteve, sepse produktet edhe rezervat po i dërgojnë në Ukrainë, shprehet hulumtuesi francez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat