Rreptësisht e ndaluar nën 18 vjeç, ‘droga’ që po përdoret nga të rinjtë në shkolla

Lajme

Rreptësisht e ndaluar nën 18 vjeç, ‘droga’ që po përdoret nga të rinjtë në shkolla

Më: 26 mars 2024 Në ora: 14:05
Roland Shuperka

Snus-i ishte tema e diskutuar sot në emisionin “Kosova Today”.

Bëhet fjalë për një substancë të re që ka hyrë në vendet tona, Kosovë e Shqipëri.

Eksperti për kontrollin e duhanit në Shqipëri, Roland Shuperka, u shpreh se nuk behet fjalë që ky produkt po jep dëmet e menjëhershme në organizmin e njeriut dhe në ata që e përdorin, por që Snusi është përdorur gjerësisht në Suedi dhe në disa vende tjera te BE-së, por BE-ja e ka të ndaluar.

“Përdorimi i Snus-it tani është si një tip çamçakëzi që vendoset midis mishrave te dhëmbëve të sipërme dhe buzës së sipërme dhe kështu marrin nikotinë. Këtë nikotinë sintetike, e cila nuk rekomandohet dhe nuk bëhet fjalë për grupmoshat nën moshën 18 vjeç, e ndalon ligji në Kosovë e Shqipëri, por kjo është një problematikë e madhe mbarë botërore dhe mbarëkombëtare”.

“Është një produkt i ligjshëm që kalon në produktet e reja në vendin tuaj. Por ky produkt nuk lejohet të përdoret dhe është absolutisht i ndaluar për grupmoshat e reja nën 18 vjeç”, sqaron eksperti Shuperka.

Tutje ai thekson se dëmi më i madh që bën ky produkt në grupmoshat e reja është që rrezikon që ata nesër të jenë të varur nga nikotina, pra do të marrin varësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat