Behluli: Këtu në Serbi dëgjoj që Daçiqi do të jetë kryeministri i ardhshëm

Lajme

Behluli: Këtu në Serbi dëgjoj që Daçiqi do të jetë kryeministri i ardhshëm

Më: 22 mars 2024 Në ora: 00:02
Nexhat Behluli

Nexhat Behluli, drejtor i televizionit Spektri në Preshevë ka thënë që në Serbi po flitet se kryeminstër i ardhshëm i këtij shteti do të jetë Ivica Daçiqi.

“Flitet këtu se ministri aktual Ivica Daçiq është në kombinime se do të jetë edhe kryeministri i qeverisë serbe”, ka thënë Behluli në Edicionin Special të Klan Kosovës.

“Kështu që kjo e vë edhe më fuqishëm të dyshohet, dhe të kihet një lloj frike se Serbia ndoshta kësaj here edhe më fuqishëm futet në kombinime, me strategji afatgjate të rrezikshme për rajonin tonë me Rusinë”.

“Kjo më lë të dyshoj për shkak se unë dëgjoj çdo ditë këtu se Ivica Daçiqi është njëri ndër favoritët që do të jetë kryeministri i ardhëm i qeverisë serbe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat