Vdekja tragjike e Mentor Merovcit, flet miku i tij

Lajme

Vdekja tragjike e Mentor Merovcit, flet miku i tij

Më: 15 mars 2024 Në ora: 14:52
Mentor Merovci dhe Liridon Kurti

Humanisti Mentor Merovci vdiq pak ditë më parë një një aksident trafiku.

Ai u kujtua nga shumë njerëz për veprat humanitare gjatë gjithë jetës së tij.

Në emisionin “Kosova today” ka folur miku I tij, Liridon Kurti, i cili tregoi si shoqëria ia çoi amanetin deri në fund.

Hurma e ujë për çdo të bllokuar në kolona në rrugën e Vushtrrisë, ka qenë dëshira e Mentorit para vdekjes, meqë jemi në muajin e shenjtë të Ramazanit.

“Mentori ka qenë humanist i madh, ka bërë vepra të mëdha. Gjithmonë është munduar për të mirën e komunitetit në përgjithësi. Aksionin për dhënien e hurmeve dhe ujit është bërë në nder të jetës së Mentorit. Ka qenë amaneti I tij të shpërndajmë ujë dhe hurma për të bllokuarit në kolona. E kemi realizuar për nder të tij. Ka qenë angazhim I gjithë shoqërisë së Mentorit”, tha Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat