U mbyt në ujërat e Bunës teksa po peshkonte, gjendet pas dy muajsh në Mal të Zi trupi i pajetë i 65-vjeçarit nga Kosova

Lajme

U mbyt në ujërat e Bunës teksa po peshkonte, gjendet pas dy muajsh në Mal të Zi trupi i pajetë i 65-vjeçarit nga Kosova

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 12:06
Viktima teksa po peshkonte ka rënë në ujrat e Bunës në muaj dhjetor të vitit që lamë pasi dyshohet se ka rrëshkitur.

Pas më shumë se dy muajsh është gjetur trupi i pajetë i një 65-vjeçari në Malin e Zi. Viktima teksa po peshkonte ka rënë në ujrat e Bunës në muaj dhjetor të vitit që lamë pasi dyshohet se ka rrëshkitur.

Ndërkohë sot ështe gjetur trupi i pajetë në vendin e quajtur “Lisna Bori”, në fshatin Goricë në Ulqin. Lajmin për gjetjen e trupit e ka bërë të ditur policia e Shkodrës.

Njoftimi i plotë:

Informacion shtesë/Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më datë 17.12.2023, për shtetasin kosovar H. S., 65 vjeç, banues në Mitrovicë, i cili teksa peshkonte në bregun e lumit Buna, dyshohet se aksidentalisht rrëshqiti dhe ra në ujërat e lumit, ju informojmë se si rezultat i kërkimeve të vazhdueshme, në vendin e quajtur “Lisna Bori”, në fshatin Goricë, Ulqin, është gjetur trupi i pajetë i këtij shtetasi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat