​Për më pak se 24 orë, kapet hajni që vodhi zyrtarin e AKI-së

Lajme

​Për më pak se 24 orë, kapet hajni që vodhi zyrtarin e AKI-së

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 17:56
Foto ilustrim

Pas një bashkëpunimi të ngushtë të institucioneve të sigurisë, është kapur hajni që kishte vjedhur në shtëpinë e zyrtarit të AKI-së, bëjnë të ditur burime të Kp.

Sot u raportua në media se, dje pasdite në Prizren, një hajn kishte hyrë në shtëpinë e një zyrtari të AKI-së, me ç’rast ia kishte vjedhur çantën e dorës, në të cilën gjendej arma dhe ID e tij.

Burime thanë se, motivet e kësaj vjedhjeje janë ende të paqarta.

Porse hetimet do të zbardhin gjithë situatën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat