Serbia arreston një serb me dyshimin se ka spiunuar për Agjencinë Informative të Kosovë

Lajme

Serbia arreston një serb me dyshimin se ka spiunuar për Agjencinë Informative të Kosovë

Nga: F. B. Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 11:34
Ilustrim

Gazeta “B92” ka shkruar se në aksionin e përbashkët të pjesëtarëve të BIA-së serbe dhe policisë në Jagodinë u arrestua një person i grupit të spiunimit, dyshohet se ata kanë mbledh informata për Sigurimin Informativ Shqiptar dhe AKI të Kosovës, transmeton “Bota Sot”.

Arrestimi ndodhi në kuadër të hetimeve të proceduara të grupit të personave që kanë krijuar rrjetë informimi e spiunimi në hapësirën e Serbisë, të formuar nga personi me iniciale D.R. me urdhër të Shërbimit Informativ Shqiptar dhe Agjencisë Informative të Kosovës.

Lidhur me këtë rast “Novosti” shkruan se personi i arrestuar është P.M. nga Jagodina, shtetas i Serbisë që u ndaluar gjatë kthimit nga qëndrimi jashtë vendit dhe ngarkohet me vepër penale të spiunazhit dhe iu ka caktuara masa e ndalimit për 30 ditë.

Dyshohet se P.M, me urdhër të D.R, u angazhua në mbledhjen e të dhënave për lëvizjen e përfaqësuesve shtetëror dhe ushtarak në Serbinë Qendrore. Të dhënat i ka dorëzuar te D.R. si udhëheqës i grupit dhe ato janë bart te Shërbimi Informativ Shqiptar dhe AKI e Kosovës, këtë punë e ka kryer me kompensim-pagesë.

Si dihet më herët BIA ka thyer një rrjet spiunimi në territorin e Serbisë duke arrestuar shtetasin e Serbisë D. R,  që dyshohet se është bashkëpunëtor i Shërbimit Informativ Shqiptar që nga 2022 dhe prej nga ka marr detyra deri në arrestim.

Ka dyshime se me ndërmjetësimin e ShIK-ut të Shqipërisë ka vendos raporte bashkëpunimi edhe me AKI të Kosovës. Përveç D.R, disa ditë më vonë ishte arrestuar edhe A.D. nga Novi Pazari që po ashtu ishte pjesë e grupit të spiunimit.

D.R. me rrjetin e bashkëpunëtorëve ka mbledhur të dhëna për ShIK të Shqipërisë rreth pjesëtarëve të strukturave të Sigurisë dhe serbëve të Kosovës dhe ishte i angazhuar në kohën e tensioneve në veri, protesta dhe barrikada.

Ata po ashtu në disa raste kanë xhiruar lëvizjet e forcave serbe të sigurisë në hapësirën e Rashkës, njësive të ushtrisë së Serbisë, ndërsa synimi ishte që këto video-materiale për caqet eë caktuara të dorëzohen në Shqipëri. Gjatë hetimit pjesëtarët e BIA-së në afërsi të fshatit Karadak te Rashka janë gjetur kamera dhe paneli diellor me të cilat janë mbushur bateritë dhe kartelat SD.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat