Hoxha nga Kosova që pretendon se largon xhindet dhe magjitë

Lajme

Hoxha nga Kosova që pretendon se largon xhindet dhe magjitë

Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 08:09
Ilustrim

Hoxhë Skënder Umeri, nga Kosova është bërë viral në rrjetet sociale pasi ka deklaruar se ka fuqi që të shërojë disa njerëz që vuajnë nga xhindet apo që kanë probleme të ndryshme psikologjike/psiqike.

Madje ai pretendon se edhe nipin e vetë që ka shëruar pas 25 viteve që shkonte edhe në mjekë psikiatër por që nuk ia kishte dalë me sukses.

Ai pretendon se janë 700 sëmundje që shkaktohen nga magjia; për 2 orë e largon xhindin kur lexon kuranin sepse kurani i djeg xhindet; paraliza te njerëz të ndryshëm vjen prej xhindeve, ose fëmijëve që nuk iu vjen goja ndodh nga xhindet; femrat që nuk ngelin shtatzënë i ka bllokuar xhindi...

Ai tutje shton se, largon magjinë në shtëpi ka ardhur se dikush ka vendos një hajmali, ose me ujë te vdekuri i laget dera e shtëpisë….ose kur merr dhe prej varreve të të vdekurve…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat