Vuçiq: Po kërkojmë zgjidhje për serbët në Kosovë – njerëzit nuk mund të mbeten të uritur

Lajme

Vuçiq: Po kërkojmë zgjidhje për serbët në Kosovë – njerëzit nuk mund të mbeten të uritur

Nga: F.B. Më: 19 shkurt 2024 Në ora: 10:02
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Vuçiç ka deklaruar se “ende nuk ka një zgjidhje rreth çështjes së suspendimit të pagesave me dinarë në Kosovë dhe sapo të ketë do njoftoj opinionin rreth kësaj”, ai po ashtu deklaroi se rreth kësaj pret ftesë për bisedime në Bruksel për të arritur një zgjidhje, shkruan “Tanjug” transmeton “Bota Sot”.

Vuçiç ka deklaruar dje në TV Prva se “Sapo të kemi një zgjidhje rreth çështjes së dinarit, ne do njoftojmë opinionin dhe serbët atje, rreth saj”, ka deklaruar ai.

"Po pres ftesë nga Brukseli për të diskutuar rreth gjetjes së një zgjidhje, kur do kuptojmë cila do të jetë ajo, ne do informojmë publikun” tha Vuçiç.

Vuçiç ka deklaruar se gjatë pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë në Mynhen, ka pasur Takime me liderë të vendeve të ndryshme përfshirë edhe kreun e diplomacisë evropiane Borell dhe të dërguarin Lajçak me të cilët kanë diskutuar për zhvillimet në rajon dhe dialogun.

Ai ka nënvizuar se “do të kërkoj zgjidhjen më të mirë të mundshme për popullin tonë në Kosovë, ashtu që njerëzit atje mos të mbesin të uritur dhe të mund të mbeten në vatrat dhe pronat e tyre në Kosovë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat