Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se Serbia do të gjejë mënyrën për të ndihmuar popullin serb në Kosovë ku sot sërish është ndalur transporti i dinarëve, duke theksuar se kjo lëvizje veçse flet për synimet finale të Prishtinës.
Vuçiq ka thënë se Prishtina ka gënjyer partnerët e vet perëndimorë që vendimi për ndalimin e dinarit të shtyhej.
“Kam pasur të drejtë në seancën e KS të KB se asnjë lloj anulimi nuk do të ndodhë pasi ata mashtrojnë partnerët e vet ndërkombëtarë se do të pezullojnë vendimin dhe më normalisht ta lënë dinarin në funksion për dy apo tre muaj të tjerë”.
“Në përputhje me këtë do të reagojmë dhe shikojmë sesi të ndihmojmë popullin tonë në Kosovë”, ka thënë Vuçiq sot në Nish.