Vidhet ari me vlerë 3 mijë euro në një shtëpi, kërkohet ashpërsim i ligjit

Lajme

Vidhet ari me vlerë 3 mijë euro në një shtëpi, kërkohet ashpërsim i ligjit

Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 00:07
Foto ilustrim

Në pamje të parë, kjo lagje 12 kilometra larg qendrës së kryeqytetit duket e qetë dhe me pak banorë.

Megjithatë, kjo shtëpi qe cak i hajdutëve të premten në kohën kur ajo ishte bosh.

Si në shumë rasteve, hajdutët nuk dolën nga aty duarbosh.

Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhur, një sasi stoli ari në vlerë  prej 3000 €. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në komunikatë nga Policia e Kosovës.

Lidhur me rastin, nga Policia i kanë thënë televizionit se ende nuk ka të arrestuar.

E, nga Prokuroria tanimë kanë filluar hetimet.

Lidhur me këtë rast, prokurori kujdestar është njoftuar nga policia, ndërkaq me urdhër të të njëjtit, janë iniciuar hetime në drejtim të veprës penale “vjedhje e rëndë”. Prokuroria në koordinim me policinë janë duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme  për t’i identifikuar të dyshuarit si dhe për ta siguruar prezencën e tyre në procedurën penale”, ka deklaruar Laureta Ulaj nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Rastet e vjedhjeve të rënda janë shtuar së fundmi. Pikërisht këtë javë ndodhën dy raste të tilla në rajonin e Gjakovës.

Në qytetin e kësaj komune dhe fshatrat përreth u vodhën pesë vetura, kurse në Astrazup të Malishevësh hajdutën pasi thyen në një shtëpi vodhën 9 mijë euro para të gatshme dhe ari me vlerë 10 mijë euro.

Në këtë situatë, nga njohës të çështjeve të sigurisë vlerësohet se ashpërsimi i ligjit mund të jetë zgjidhja për parandalim të rasteve të tilla.

Rastet e vjedhjeve të rënda në Kosovë janë në numër relativisht të gjatë dhe përkundër faktit që dënushmëria bazuar në Kodin Penal është mjaft e lartë, me një minimum të 3 viteve efektive në burg, prapë ka shtim të rastit të vjedhjeve. Se çka do duhej institucionet e Republikës së Kosovës t’a ndërmarrin për ta parandaluar këtë dukuri po besoj që rruga më e mirë do ishte harmonizimi i rrugës ndëshmikore sidomos tek rastet recidiviste, tek ata që kryejnë veprën më shumë se një herë. Tek ata do duhej të kishte ashpërsim të ligjit”, ka thënë njohësi i sigurisë Valdet Hoxha.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, kushdo që personit tjetër ia merr pasurinë e cila vlerësohet në shumën prej 50 Euro apo më shumë, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete apo për personin tjetër, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në tre  vjet.

Maksimumi i dënimit për raste të vjedhjes së rëndë është 10 vjet burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat