Arrestohet një serb në Jarinjë, Policia jep detaje

Lajme

Arrestohet një serb në Jarinjë, Policia jep detaje

Më: 9 shkurt 2024 Në ora: 13:51
Ilustrim

Policia e Kosovës ka ndaluar në kufi, përkatësisht në Jarinjë një shtetas serb.

Këtë e ka konfirmuar zv.drejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani.

Elshani, ka thënë se i njëjti është ndaluar për veprën “fotografim i paautorizuar”.

“Po është e vërtetë e kemi ndaluar një pjesëtar serb në Jarinjë. I njëjti është ndaluar për veprën ‘fotografim i paautorizuar’, dhe është duke u intervistuar në Mitrovicë të Jugut”, ka thënë Elshani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat