“Kosova, projekt i përkohshëm”, përfaqësuesi rus citon deklaratën e Liburn Aliut në fjalën e tij në OKB

Lajme

“Kosova, projekt i përkohshëm”, përfaqësuesi rus citon deklaratën e Liburn Aliut në fjalën e tij në OKB

Më: 9 shkurt 2024 Në ora: 00:24
Dmitry Polyanskiy

Përfaqësuesi i Rusisë në OKB, Dmitry Polyanskiy, në fjalën e tij në KS të OKB-së e ka cituar një deklaratë të Liburn Aliut, ministrit të Infrastrukturës.

Ky i fundit kishte thënë se për të Kosova është proces kalimtar drejt bashkimit me Shqipërinë.

“E konfirmoj që për mua Kosova, në rrethanën në të cilën është, me Kushtetutë e këto gjëra, është projekt i përkohshëm. Është proces kalimtar drejt bashkimit me Shqipëri. Sqarimet më tej i bëjmë bashkë kur të kthehem në Kosovë”, kishte thënë Aliu.

Saktësisht kjo deklaratë e Aliut është cituar nga përfaqësuesi rus.

Ai tha se shqiptarët e Kosovës, e thonë këtë haptazi.

“Inspiruar nga Washingtoni, shqiptarët e Kosovës sot haptazi thonë se Kosova siç ekziston sot, është vetëm, citoj, një projekt i përkohshëm drejt baskimit me Shiqipërinë, mbyll citatin”, ka thënë Polyanski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat