Ngjarjet e fundit me dinarin në Kosovë, reagon i “shqetësuar” ambasadori kinez në Serbi

Lajme

Ngjarjet e fundit me dinarin në Kosovë, reagon i “shqetësuar” ambasadori kinez në Serbi

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 12:35
Li Ming

Ambasadori kinez në Serbi Li Ming ka komentuar sërish zhvillimet e fundit në Kosovë pas hyrjes në fuqi të rregullores së Bankës Qendrore përmes së cilës valuta e vetme që do të përdoret për të kryer pagesa është euroja, ndërsa e ndalon që një gjë e tillë të bëhet përmes dinarit.

Ai për RTS tha sot se çështja e Kosovës duhet të zgjidhet me dialog.

“Ne i kemi vëzhguar me kujdes ngjarjet e fundit në Kosovë dhe jemi të shqetësuar, besojmë se çdo veprim i njëanshëm mund të çojë në përhapjen e panikut dhe të çojë në përshkallëzim të tensioneve dhe kjo nuk është në interesin e askujt, të as një pale të vetme që merr pjesë në këtë mosmarrëveshje, as në interes të paqes në rajon dhe stabilitetit”, shtoi ai.

I dërguari i Kinës në Serbi në një intervistë dhënë për mediat serbe ditë më parë pati deklaruar se çështja e Kosovës duhet të zgjidhet pa standarde të dyfishta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat