Angjelkoviq: Vuçiq tregon përralla patriotike, e shfrytëzoi situatën e Kosovës për të fituar pikë politike

Lajme

Angjelkoviq: Vuçiq tregon përralla patriotike, e shfrytëzoi situatën e Kosovës për të fituar pikë politike

Më: 5 shkurt 2024 Në ora: 18:35
Dragomir Angjelkoviq

Analisti politik, Dragomir Angjelkoviq, ka thënë se presidentit serb, Aleksandar Vuçiqit e shfrytëzoi situatën në Kosovë për të fituar pikë politike dhe për të negociuar me Perëndimin.

Angjelkoviq theksoi se Vuçiq me trajtimin e tij ndaj Kosovës tregon se sa e respekton kushtetutën dhe se kjo është diçka që nuk duhet anashkaluar aq lehtë.

“Vuçiq tregonte përralla patriotike. Kosova është monedha me të cilën ai paguan për manipulimin e zgjedhjeve dhe aferave, në mënyrë që Perëndimi ta kthejë kokën drejt saj”.

“Ajo që po bën me Kosovën është vetëm një tregues se si sillet në përgjithësi në gjithë Serbinë. Ai nesër mund të ndryshojë kushtetutën dhe të shpallet perandor nëse sillet kështu ndaj Kosovës”, thotë Angjelkoviq, shkruan Danas.

Në podkastin “Gravitation” të Qendrës Medial, që kishte të ftuar edhe panelistë të tjerë, ajo që të gjithë folësit ranë dakord është se vrasja e Oliver Ivanoviqit paraqet një pikë kthese në jetën politike të serbëve në Kosovë.

“Ne kemi përfaqësues, por përfaqësuesit tanë nuk kanë përfaqësues”, tha Milica Andriq Rakiq, përfaqësuese e serbëve nga Kosova, nga organizata joqeveritare Iniciativa e Re Sociale.

Ajo tha se Lista Serbe, si degë e Partisë Progresive Serbe në Kosovë, krijon iluzionin e përfaqësimit të interesave serbe, por se nuk ka përfaqësim real të interesave serbe.

Rakiq theksoi se vështirësitë në normalizimin e marrëdhënieve vijnë nga të dyja palët, si nga Beogradi ashtu edhe nga Prishtina.

Siç tha ajo, politika e formimit të komunave serbe dhe vetë dalja e serbëve nga institucionet e Kosovës promovon separatizmin në territor dhe e vështirëson dukshëm integrimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat