“E drejta e Kosovës të zbatojë Kushtetutën”/ Rama reagon pas kritikave nga ndërkombëtarët: Ruani fokusin

Lajme

“E drejta e Kosovës të zbatojë Kushtetutën”/ Rama reagon pas kritikave nga ndërkombëtarët: Ruani fokusin

Më: 5 shkurt 2024 Në ora: 14:47
Edi Rama

Zbatimi i Kushtetutës është e drejtë e pamohueshme e Kosovës, thekson kryeministri Edi Rama në një reagim pas kritikave të ndërkombëtarëve për ndalimin e përdorimit të dinarit serb.

Është thelbësore të ruani fokusin dhe ndjenjën e ekuilibrit, shprehet kreu i qeverisë, në një postim në platformën “X”.

Ndërsa të gjithë jemi dakord që qeveria e Kosovës duhet të angazhohet, të koordinohet dhe të punojë më ngushtë me aleatët e saj kryesorë, le të mos e harrojmë gjithashtu të drejtën e pamohueshme të Kosovës për të zbatuar kushtetutën e saj.

Pas Banjskës, është thelbësore të ruani fokusin dhe ndjenjën e ekuilibrit”, shkruan Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat