Ky është shoferi që vdiq tragjikisht në vetëaksidentin te ‘Kroi i Mbretit’

Lajme

Ky është shoferi që vdiq tragjikisht në vetëaksidentin te ‘Kroi i Mbretit’

Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 08:06
Nuhi Mazreku

Një person ka humbur jetën dje si pasojë e një vetëaksidenti të rëndë në rrugën magjistrale Pejë – Prishtinë, saktësisht te vendi i quajtur ‘Kroi i Mbretit’. Viktima fillimisht ishte i lënduar rëndë dhe i njëjti s’ka arritur që t’u mbijetojë plagëve të marra, duke arritur kështu pa shenja jete në spital.

Burimet bëjnë me dije se viktima është Nuhi Mazreku, 58-vjeçar.

Vdekjen e të ndjerit e ka konstatuar ekipi mjekësor i Emergjencës dhe me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Mësohet se deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes dhe si rrjedhojë shoferi ka humbur kontrollin mbi automjet dhe është rrokullisur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat