Vuçiq takohet me kryetarin e Komitetit Ushtarak të BE-së, thotë se me të foli edhe për “sigurinë e serbëve në Kosovë”

Lajme

Vuçiq takohet me kryetarin e Komitetit Ushtarak të BE-së, thotë se me të foli edhe për “sigurinë e serbëve në Kosovë”

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 11:22
Aleksandar Vuçiq dhe Robert Brieger,

Kryetari i Komitetit Ushtarak të Bashkimit Europian, gjenerali Robert Brieger, ka qëndruar në Beograd për t’u takuar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Ky i fundit ka njoftuar për takimin në Instagram ku tha se temë e diskutimit ka qenë “siguria e popullit serb në Kosovë”.

“Me kryetarin e Komitetit Ushtarak të Bashkimit Europian kam biseduar për situatën në Kosovë, si dhe për forcimin e bashkëpunimit ushtarako-ekonomik dhe ushtarako-teknik ndërmjet Serbisë dhe BE-së.

Theksova se për vendin tonë siguria e popullatës serbe në Kosovë dhe ruajtja e paqes dhe stabilitetit në rajon janë prioritet dhe falënderova forcat ushtarake europiane për angazhimin e tyre në këtë drejtim”, ka shkruar Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat