Deklarata e fortë e ekspertit shqiptar: Trump do ta drejtojë Amerikën edhe nga burgu!

Lajme

Deklarata e fortë e ekspertit shqiptar: Trump do ta drejtojë Amerikën edhe nga burgu!

Më: 23 janar 2024 Në ora: 20:50
Donald Trump

Kreshnik Osmani, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare komentoi në një intervistë për Euronews Albania zhvillimet e fundit lidhur me zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe zhvillimet e fundit gjeopolitike në botë.

Osmani u shpreh se të gjitha sondazhet e nxjerrin Trump fitues dhe duket se SHBA është në pritje të tij.

Sipas ekspertit, ekziston edhe mundësia që Trump ta drejtojë Amerikën nga burgu nëse i del ndonjë çështje tjetër në gjykatë.

“Amerika është e përgatitur për ardhjen e Trump, madje edhe për skenarin më të paimagjinueshëm, drejtimin e vendit nga burgu, nëse i del ndonjë stërkëmbësh me procese gjyqësore. Mesa duket, opinioni publik amerikan është i përgatitur për rikthimin e Trump, por nuk përjashtohet një ngritje e fuqishme  e demokratëve që njihen për kurthet ndaj kundërshtarëve”, tha eksperti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat