Vuletiq: Serbët nga Kosova më së shumti inkurajohen të emigrojnë nga titujt e mediave të Beogradit

Lajme

Vuletiq: Serbët nga Kosova më së shumti inkurajohen të emigrojnë nga titujt e mediave të Beogradit

Më: 22 janar 2024 Në ora: 09:59
Zoran Vuletiq

Kryetari i Forumit Demokratik Qytetar, Zoran Vuletiq, vlerësoi se serbët nga Kosova më së shumti inkurajohen të emigrojnë nga titujt e mediave të Beogradit se sa nga dekreti i Bankës Qendrore të Kosovës.

Vuletiq ka reaguar për lajmin e publikuar në kanalin N1 me titull: “Nëse ndërkombëtarët nuk tregojnë vendosmëri, serbët do të shpërngulen: Mysafirë të N1 për heqjen e dinarit në Kosovë”.

Ish-ministri për Kosovë dhe nënkryetar i Partisë Socialdemokrate, Goran Bogdanoviq, në atë tekst ka vlerësuar se heqja e dinarit në Kosovë do të rrisë jostabilitetin politik në Kosovë.

DragiSha Mijaçiq, koordinator i Konventës Kombëtare për Kapitullin 35, tha se nëse bashkësia ndërkombëtare nuk tregon vendosmëri tani, vërtet mund të pritet që serbët të mos jenë më në atë zonë.

“Të gjithë e dinë që Kosova është e humbur, por vazhdojnë të manipulojnë pa zemër me serbët nga Kosova dhe të neveritin qytetarët e Serbisë së BE-së. Serbët nga Kosova më së shumti inkurajohen të emigrojnë nga titujt e mediave të Beogradit se sa nga dekreti i Bankës Qendrore të Kosovës ”, ka shkruar Vuletiq në rrjetin social X.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat