Flet vajza e heroit kombëtar Azem Makolli Hertica, që vrau kapiten Dushanin midis Orllanit

Lajme

Flet vajza e heroit kombëtar Azem Makolli Hertica, që vrau kapiten Dushanin midis Orllanit

Nga: Shqipe Makolli Më: 20 janar 2024 Në ora: 11:19
Azem Makolli Hertica

Unë jam vajza e heroit kombëtar Azem (Abdyl) Makolli Hertica që vrau kapiten Dushanin midis Orllanit ne vitin 1961!Shqiptarët gjatë gjithë asaj farë Jugosllavie,u vranë , u burgosën, u mbytën me turturë nga hordhit çetnike vetëm e vetëm të lirohen nga ai okupim njëqind vjeçar. Azemit qysh nga mosha pesê vjeçare kur e kishte pa trupin e gjyshit të vrarë i rrinte në mendje pamja e tij, sikur atë ditë që e kishte vra atë çetnik Dushanin dhe ajo pamje përherë i dukej me e komplikuar dhe frikësohej gjithnjë se mos po i shpëton pa e vra atë qē ia kishte vrarë gjyshin Ibrahim Makollin.Ai kapiten serb që banonte në Turuçicë në atë Çajr të kumbullave.

Ajo vrasje e gjyshit Azemit i rrinte në mendje dhe i dukej e tmerrshme ,se ai që ia kishte vra gjyshin jetonte i lirë dhe çdo të premte vinte hipur në kali e endej andeje këndej rrugës të Orllanit kokën lartë nga dera e pazarit. Shumë shqiptarë nuk guxonin as m''i shikuar në sy në lule te ballit, shumë puthakëmbêsh të tij duke i buzëqeshur i ndihmonin për të zbritur nga kali :"dobêrdan druzhe kapetan" Netë të tëra kalonte Azem Makolli, duke menduar se si do ta vriste dhe kur do ta vriste dhe si do të dilte prej atyre valëve të rrezikshme të asaj farë Jugosllavie të atēhershme që si kishte as pesëmbdhjetë vite që ish formuar. Sa shumë pikëllohej kur i kutohej se pesë vite i kishte pasur kur ia kishte vra Dushani Gjyshin e tash hipur në kali pa kurrfarë frike kalonte rrugës të Orllanit.

E sillte kokën Azemi dhe me vete thoshte hajt - hajt se tybe veç ne vdeksha se si ke ra shumë kësaj rruge. Pa prit mas i shkonte mendja te nëna Mire që aq shumë e donte Azemin fëmijën e parë, ndër kohë i kujtohej e fejuara nën unazë e kishin vendosur kah fundi i vjeshtës për ta martuar. Asaj xhumaie u ngrit si rëndomt në mëngjes, e mori revolën dhe e fshiu.. Evrejti nënën duke u përpjekur që ajo mos ta shihte , se po e kundronte ashtu dhe nuk do ta lejonte ta bënte atë vrasje se ishte i ri ende si kishte mbushur 21vite dhe ishte i fejuar!

Nëna iu dukt e tillë, vetëm pse s'dëshironte ta shihte ashtu në kazamatet e shkaut. Vrejti se në fytyrën e nënës ishin vizatuar do njolla të zeza .me gjithfarë formash dhe dukej e rraskapitur se mezi rrinte në këmbë, se ajo kishte dëgjuar se dikush e kishte shti Azemin me e vra atë shka që banonte në Turuçicë dhe idhimbsej se i ri evlad i parë dhe i fejuar, të ia errësojë jetën veti dhe të ia shkurtojë jetën vetë nënës dhe të fejuarës të tij e cila ishte duke u çejzuar për martesë që nga merëzia sëmuret dhe vdes.

Azemit një ndjenjë ia përshkoj trupin dhe ngadalë ia përfshiu tërë trupin i huri me tere fuqinë deri nē fyt dhe me në fund e vërshoi krejtësisht. Atëhere nuk mundi të qéndroj më, prandaj u ngrit ngadalë, i bëri dy- tre hapa nëpër atë dhomën që thonin në vjeshtën e vonë në te do të ia marrim nusen dhe u ndalë përseri para saj. Emati edhe njëherë shikimin prej kokës deri te këmbet. 

Doli nga shtypi libri i Nuha Zullufit për heroin kombëtar Azem ( Abdyl) Makolli Hertica, që heroizmi i tij ishte më i madhë se sa i Selman Kadriut që vrau Miliqin. Azemi e vrau Dushanin në Orllan, Ditën e Xhumasë dhe të tregut, në kohën e gjakpirësve të regjimit kumunist te Titos dhe Rankoviqit.Nga frika që Azemi vrau Dushanin, 50 familje serbë e lëshuan Orllanin me rrethinë dhe ikën për Serbi.

Me ty hero mburret e tërë shqiptaria, Gollaku heroik, Hertica , familjaret , dajallarët, nipat, të lumt ne që të patëm, o Hero!   I lumt, Nënës Mire bijë e Koliqit që të lindi dhe Kreshnikut të Makollve Abdyl Makolli( Hertica që të rriti që gjithmonë  luftuan me shka për Lirinë e Kosovës; Azemi, Shahivari, Xhevat ai karatist i madhë i Kosovës Truproje i Rugovës e Fahriu në demostratat e 81- humbi 3 gishta të dorës duke ua hedhur bombënlotsjellëse mbi kokë hordhive të përtej Karpateve për Lirinë e Kosovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat