Arrestohet personi, i cili tentoi të kryejë vetëvrasje mbi digën e liqenit të Livoçit, deklarohet Policia

Lajme

Arrestohet personi, i cili tentoi të kryejë vetëvrasje mbi digën e liqenit të Livoçit, deklarohet Policia

Më: 20 janar 2024 Në ora: 10:04
Pamje nga vendi i ngjarjes

Personi 40 vjeçar i cili mbrëmjen e së premtes tentoi të kryejë vetëvrasje duke hipur në murin e pendës së liqenit të fshatit Livoç i Epërm njihet si recidivist i dhunës në familje dhe i njëjti është arrestuar.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 19:40 në Gjilan.

Tutje thuhet se i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti fillimisht ka tentuar të bëj vetëvrasje duke tentuar të hidhet nga diga në ujë, i dyshuari njihet si recidivist i dhunës në familje. I njëjti ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat