E dhimbshme: Pas të riut nga Lipjani, vdes edhe 42-vjeçari nga Prizreni, që u aksidentua në Shqipëri

Lajme

E dhimbshme: Pas të riut nga Lipjani, vdes edhe 42-vjeçari nga Prizreni, që u aksidentua në Shqipëri

Më: 20 janar 2024 Në ora: 09:24
Dardan Hoxhaj

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pesë ditësh te kthesa e Rinasit në drejtim të Fushë Krujës, ku si pasojë ka humbur jetën i riu nga Lipjani, Gëzim Rizani. Ndërsa të lënduarit tjerë ishin dërguar për trajtim mjekësor në spital.

Plagët e marra nuk arriti t’i përballojë as shtetasi kosovar tjetër, Dardan Hoxhaj, i cili si pasojë ndërroi jetë në spital sot në moshën 42-vjeçare.

Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit përmes njoftimeve në rrjete sociale.

42-vjeçarit do t’i jepet lamtumira e fundit të dielën e 21 janarit në varrezat e Vlashnjes.

“Të nderuar familjarë, miq e dashamirë, me dhembje të madhe dhe pikëllim të thellë ju njoftojmë se me datë 20.01.2024  në moshen 42 vjeqar vdiq djali i axhës, Dardan (Sadik )Hoxhaj pas aksidentit që bëri me 15.01.2024 në Shqipëri.

Për shkaqe të procedurave të mjekësisë ligjore në Shqipëri, varrimi do të bëhet me datën 21.01.2024 me drekë në Vlashnje”, thuhet në njoftimin mortor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat